Kur prindërit lanë emigrimin në Greqi dhe u kthyen në vendin e tyre, Arilda Blini ishte 2 vjeçe. Sot në klasë të 7 nuk shkoi në shkollë dhe doli në protestë para Kuvendit. Nga momenti kur i shembën shtëpinë në Laprakë, pritën 8 ditë që Bashkia ti dëgjoj, por kjo nuk ndodhi
Gazetari: Pse ke zgjedhur sot protestën e jo shkollën?
Arilda : Unë duhet të jem në shkollë, por kam ardhur këtu për të protestuar për shpinë se na e kanë shemb, nuk na dhanë as shtëpi. Shtëpinë njëherë, pastaj merreni. Babi dhe mami im me djersë e kanë ndërtuar atë shpi. Ne kemi ardhur nga Greqia”
Pak metra larg, mes turmës është edhe vëllai i saj Arturi, një djalë i pastër dhe i edukuar. Ai ishte 3 vjeç kur bashkë me familjen u vendosën në Tiranë. Në klasë të 8, ndjen dhimbje për çfarë i ka ndodhur.
Arturi do të mësoj pse ata u lanë jashtë kur prona që prindërit ngritën me paratë e emigracionit ishte proces legalizimi. Pse shtëpia ku ai ka kujtimet e fëmijërisë, u kthye në gërmadhë kohën kur po flinte gjumë.
Gazetari: Po sot, pas gjithë kësaj gjeje, a mendoni Shqipërinë apo mendoni ta lini fare dhe është më mirë Greqia?
Arturi :Unë për vete e mendoj. Në Greqi nuk është si këtu në Shqipëri, që të vijë policia në 04.00 të mëngjesit. Kur ka ardhur policia unë kam qenë në gjumë. Sigurisht që e mendoj. Do mundohem të bëj letrat e të shkoj.
Me pasaportë greke, pasi kanë lindur në shtetin fqinj, megjithatë duan të flasin shqip. Me vete mbajnë dy pankarta ku shkruhet "ne na preku tërmeti shtetëror" dhe "ju legalizoni kanabisin dhe nuk legalizoni banesat".
Babai i Arturit dhe Arildës, Mirash Blini nuk ndodhet në protestë. Me nënën e dy fëmijëve, kanë shkuar në punë. Por pranë tyre ndodhet fqinji i Mirashit
“Unë jam komshi i Arturit. Kemi pasur shtëpitë ngjitur. I kemi pas privatizuar bashkë me babain e Arturit që në vitin ’92 se unë kam punuar që në ’84-ën. Babi i Arturit, Mirashi është me kredi i shkreti", tha fqinji i tyre.
Artur,do te dish pse mbete jashte? Pyeti prinderit,ate toke ku ndertuan, e kishin te blere apo te trasheguar me dokumente te rregullta? Pyeti pse filluan te ndertonin,pa qene pronare te trruallit dhe pa leje dhe ke per t'a kuptuar pse je sot ne qiell te hapur?
PërgjigjuProvoni te zini ndonji cop tok pa leje ne Greqi ta shifni.
PërgjigjuNe Greqi nuk e ze dot token e botes dhe ta legalizosh te keqen xhaxhi se shkon ne burg. Andej nga keni ardhur hyn ne gjak per nje pellmbe toke Duhet ti mesoni keto ose shkoni ne greqi, zaptoni dhe legalizoni token e botes.
PërgjigjuMos se na fiket, mos ikni se na duhen shpellaret.... Akoma nuk keni shkuar ne p..... te semes...
PërgjigjuAkoma ketu jeni. Vrap ne greqi te jorgot se u trajtojne si qen. Malok te trashe
Përgjigju