Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 101 vota pro dhe 1 abstenim rezolutën për Kosovën.
Në përfundim të mocionit me debat Kuvendi votoi pro rezolutës e cila dënon sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Nga 106 deputetë që ishin të pranishëm deputeti demokrat Kreshnik Çollaku abstenoi, ndërsa 4 deputetë të Lulzim Bashës nuk votuan.
Report Tv mëson se ata janë Arbi Agalliu, Eralda Bane,Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj.
Në rezolutë nuk u pranuan 3 amendamentet që propozoi Çollaku.
Lajmi kryesor:
Kuvendi rezolutë të përbashkët për Kosovën, Rama akuzon Kurtin: Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës
S.G//ReportTv.al