Sinwar
Autoritetet izraelite e dinë se ku është lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, por nuk mund ta sulmojnë atë, sepse me të ka shumë pengje. Kështu pretendon gazeta izraelite I srael Hayom dhe radio Kan , e cila citoi ish-kreun e inteligjencës ushtarake izraelite Amos Yadlin.
Burimet shpjegojnë se organizatori i masakrës së 7 tetorit është “i rrethuar nga një numër i madh pengjesh izraelitë të gjallë”. Dhe kjo e pengon IDF-në, Forcat Mbrojtëse të Izraelit, të nisë një bastisje ndaj tij.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli eliminon përgjegjësin e sulmit me raketa nga Siria, vritet dhe komandanti i Hezbollahut! Gallant: Ne mund ta kthejmë Bejrutin në një Gaza tjetër
S.S/ReportTv.al