Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume

Ish-kryetari i KQZ kundër regjistrimit të 'Bindjes Demokratike' në zgjedhje: U shkel ligji

28 Prill 2019, 12:51| Përditesimi: 28 Prill 2019, 12:55

  • Share

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume shprehet kundër regjistrimit të partisë 'Bindja Demokratike' në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai thotë se regjistrimi i partisë së Astrit Patozit është bërë në mospajtim të hapur me ligjin, por pa sqaruar më tej rezervat që ka. Kume deklaron se vendimi i fundit i KQZ-së, tregon se ky institucion më shumë se angazhohet për të zbatuar ligjin, kujdeset që vendimi i saj të jetë i përputhur me interesin e partisë.

Bindja Demokratike u pranua dje nga KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit. Klement Zguri votoi kundër, por regjistrimi u mbështet nga 4 anëtarët e tjerë të komisionit. Zguri, i cili është përfaqësues i opozitës, dhe është vënë në detyrë si pasojë e marrëveshjes Rama-Basha në 2017, u shpreh se pavarësisht dëshirës së tij që të marrin pjesë sa më shumë parti, Bindja Demokratike nuk ka qenë një subjekt juridik, para regjistrimit në KQZ (lexo këtu).

Postimi i plotë i Kristaq Kumes
Regjistrimi i partise Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor nga KQZ, ne mospajtim te hapur me ligjin eshte nje fakt akoma me shume ne mbeshtetje te domosdoshmerise per ndertimin e administrates zgjedhore, perfshire edhe KQZ, jo me perfaqesues te partive politike. Komisionere te tille jane "te kapur" nga partia qe i propozon deri ne masen sa arrijne edhe deri ne mohimin profesional te vehtes.

Ne raportet dhe rekomandimet e vezhguesve nderkombetare dhe atyre vendore por jo vetem, nevoja per te ndertuar nje administrate zgjedhore sa me pak te ndikueshme nga partite politike theksohet ne menyre te vecante. Tre raportet e fundit e theksojne kete nevoje duke e renditur rekomandimin perkates nder rekomandimet prioritare. Angazhimi per zbatimin e tij eshte i domosdoshem nese duam qe te hedhim nje hap me perpara drejt objektives per te zhvilluar zgjedhje demokratike.

Natyrisht edhe nese behet ky ndryshim ai do te jete vetem nje zhvillim qe , megjithe vleren dhe efektin e madh qe mund te kete, nuk mjafton. Por duhet bere me patjeter, ndryshe kot qe harxhohen energji per rregulla me te mira ligjore. Administrata e ndertuar ne baze te propozimeve te partive politike, si tregon edhe ky vendim i fundit i KQZ , me shume se sa angazhohet per te zbatuar ligjin, kujdeset qe vendimi i saj te jete i perputhur me interesin e partise .

Komento

Komente

  • Vicidoli: 28/04/2019 17:20

    Kena Yllin e partise Flamur Noken e vlen ss per 300 hunj rrethojme jo vetem gardhin por marim pushtezin

    Përgjigju
  • Demi: 28/04/2019 13:29

    Bindja parti kukull e Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?