Politikë

Ish-nënkryetari i FRPD-së bast publik në Report Tv: Brenda 40 ditësh shkarkohet Basha! Meçe: Berisha po zgjat depozitimin e firmave për Kuvendin e PD se ka ende shpresa për negociim

19 Tetor 2021, 22:24| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 22:57

  • Share

TIRANË- Lulzim Basha këmbëngul se ai nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, por duket se kundërshtarët e tij janë krejtësisht të palëkundur në nismën e tij për të mbledhur firma, në mbrojtje të Sali Berishës.

Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, të gazetarit Denis Minga, ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, tha se Basha brenda 40 ditëve do të shkarkohet. Këtë e tha me zë me figurë në emision, madje ishte i gatshëm që të vinte edhe një bast publik.

“Për 40 ditë, Basha do të shkarkohet me Kuvend Kombëtar. Mendoni sikur Rama të mos thotë nuk njoh mocionin e mos besimit nga parlamenti. Do shkarkohet Basha dhe pastaj do të hapet procedura, është parlamenti i PD Kuvendi Kombëtar”, tha Hoxha në Report Tv.

Rikthimin e Berishës në PD-së, Hoxha e sheh si një mënyrë për të bashkuar partinë, që sipas tij është më e përçarë se kurrë.

“Nuk reflekton hijen e burrit askund, është tejkaluar më shumë se ¾ është afër plotësimit, për të kërkuar ndryshime statusore, po e shohim që PD po bashkohej, shpresë se ne mund të rikthehemi edhe njëherë. Mos e shikoni si një lëvizje të Sali Berishës, ishte i vetmi në PD që mund të rrwzonte Bashën, e provuan edhe të tjerë”, tha Hoxha.

Mirëpo, në një kohë kur thuhet se Berisha ka mbledhur firmat për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, analisti Arben Meçe shtron pyetjen: Pse po vonohet depozitimi i tyre? Përgjigjen, ia jep po Meçe, ku thotë se ka shpresa ende për negocim me Lulzim Bashën.

“Pse po e zgjat depozitimin e firmave, sepse para ca kohësh ishte në një proces negocioimi, vazhdon shpresa për negocim, vërtet mendojnë këta se PD me Berishën do të bëhet me e fortë”, tha Meçe.

Nisma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, edhe pas shkarkimit të Sali Berishës, pasi u shpall ‘Non Grata’. Berisha ka nisur edhe ‘Foltoren’ për të bindur demokratët se Lulzim Basha me vendimin e tij ka shkelur të gjitha strukturat e partisë, duke mos i pyetur e për pasojë duhej shkarkuar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nxenesi: 19/10/2021 23:09

    Mece fytyre e qelbur komuniste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?