Ish-shefi i komisariatit të Rinasit u ankua tek 'TIA' në 2016 për masën e sigurisë

12 Prill 2019, 07:26| Përditesimi: 12 Prill 2019, 07:28

  • Share

Siguria e dobët e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në shumë raste ka shqetësuar dhe ish-shefin e komisariatit të Rinasit, Ermal Milori,i cili shqetësimet e tij gjatë kohës kurka qënë në detyrë, për hyrje-dalje të automjeteve civile, i ka paraqitur tek shefat e TIA-s.Këto shqetësime kanë ardhur gjatë kohës kur Milori shërbenti si shef i komisariatit të Rinasit. Shqetësimet e Milorit vinin vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit në 2016, ku u vranë dhjetëra persona. Sipas Milorit TIA dhe ICTS nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e rreziqeve kriminale që mund të ndodhnin në ambjentet e brendshme dhe të jashme të aeroportit “Nënë Tereza”.Përveç deklaratës farse në media, se aeroporti kishte rritur masat e sigurisë, në fakt nga ana e TIA dhe ICTS asgjë nuk ka ndryshuar.Dhe këtë e tregoi më së mirë supergrabitja e 930 mijë euro herën e parë dhe herën e dytë në prill 2019, 5 milionë euro.

Makina civile në aeroport
Shkresa që vinte në dijeni TIA dhe punonjësit e ICTS për skandalin e kushteve të sigurisë në pistë është përpiluar katër vite më parë.Komisariati i Policisë Kufitare në Rinas, i ka përcjellë një shkresë Tirana International Airport, ku i kërkon bashkëpunim, pas disa konsatimeve për moszbatim të rregullave të sigurisë nga konçesionari në aeroport.Ermal Milori,në cilësinë e Shefit të Komisariatit, shprehet në letër se, automjetet e kompanive private ose të shoqërive ajrore, të cilat edhe pse të pajisura me leje hyrje,lëvizin me dhe pa arsye për transportimin e personelit jashtë zonës së tyre të operimit, pra në pistën e avionëve, si dhe qëndronin të parkuara në vende jo të sigurta, duke krijuar situata të pakëndshme dhe problematike. Sipas policisë, automjetet e ndryshme, kur dalin nga zona e operimit, brenda pistës së avionëve, nuk shoqërohen me kontroll nga ana e shërbimeve të ICTS–së, gjithashtu edhe personat të cilët janë punonjës brenda pistës dhe hyjnë nga porta A, nuk janë objekt kontrolli në dalje.

Kërkesat e Milorit
Meqëllim rritjen e masave të sigurisë dhe parandalimin e akteve të ndryshme kriminale,në lidhje me personat që punojnë dhe mjetet të cilat operojnë në pistën e avionëve të Aeroportit të Rinasit,Komisariati i Policisë ka kërkuar: Të mos lejohet dalja e këtyre mjeteve nga territori ku operojnë.Të kryhet kontrolli si në hyrje dhe në dalje i mjeteve dhe personave. Të bëhet njoftim paraprak në Komisariatin e Policisë Rinas, në lidhje me arsyen dhe kohën e daljes së mjetit. Të vihet në funksion të plotë sistemi i kamerave, si në terminalin e Rinasit dhe jashtë tij. Nga sa mësohet ka rezultuar se TIA nuk ka kthyer asnjë përgjigje për kërkesat e parashtruara në shkresë e komisariatit të Rinasit, duke neglizhuar totalisht interesin e zyrtarit të Policisë së Shtetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?