Kronikë

'Na vranë.. ulu'! Ekzekutohet ish-polici në Malësinë e Madhe, shpëton bashkëshortja e tij! Autori i doli para makinës, e qëlloi 6 herë me kallashnikov! Viktima vrau padashje kolegun në 1989

27 Gusht 2021, 00:21| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 12:19

  • Share

 

MALËSI E MADHE-Nga festa e ngrohtë familjare për lamtumirën e radhës, në pritën e vrasësve. Ky ishte udhëtimi i fundit për Sokol Çelaj, emigrantin që sot do të largohej për në Angli, ku jetonte dhe punonte për shumë vite. Në dollinë e fundit u tha familjarëve, po iki nga ju me trishtim. Më pas i përqafoi njëri pas tjetrit.

Autorët e prisnin në mes të rrugës, 50 metra larg shtëpisë. Njeri nga ta, doli para makinës dhe shtiu me breshëri. “Na vranë.. ulu' , i tha gruas së tij e rehatuar në vendin e parë të pasagjerit. Bardha shpëtoi mrekullisht edhe pse vrasësit nuk e përjashtuan. Ekspertët gjetën dy plumba sediljen e saj. Autori i ka dalë para makinës, dhe ka qëlluar 5-6 here me zjarri kallashnikov në drejtim te mjetit tip Benz foristrade me targa angleze.

“Ndodhi në pak sekonda, Sokoli frenoi, dëgjova që më kërkoi të ulesha poshtë Pash njerëz me armë para furistradës,  dëgjova të shtënat. Kur pushuan, Sokoli i mbuluar me gjak, koka e varur mbi timon’, u tha policëve Bardha Çelaj e cila vuri kujën për burrin e vrarë, dhe për djalin e tyre të vetëm që i pret në Angli të ktheheshin bashkë.

Për policinë dhe banorët e zonës, vrasja e Sokol Çelës, duket sikur ka ringjallur fantazmat e së shkuarës kur ai mbante veshur uniformën blu, rreth viteve ’90.

Pista e parë që duan të përjashtojnë hetuesit është ajo e gjakmarrjes për kolegun që vrau aksidentalisht në vitet 1989.

“Nuk besojmë që u vra për këtë histori, familjet kishin vendosur paqe midis tyre. Por është ngritur si një nga pistat e hetimit”, thotë zyrtari i lartë i policisë në Malësinë e Madhe.

Në Reç të Malësisë së Madhe nuk e besojnë një gjakmarrje pas më shumë se 30 vjetësh, por edhe nuk e injorojnë atë. Familja e djalit që u vra nga Çela, ka shumë vite e vendosur në Itali. Rrallë ndonjë pjesëtarë është shfaqur në zonë.

Sokol Çelaj jetonte në Angli dhe në vendlindje kishte ardhur më 18 gusht. Jeta në emigrim, është një tjetër orientim i hetimit për shkakun dhe autorët. Marrja në pyetje e të njohurve të çiftit Çelaj vazhdon prej mesnatës, po janë dëshmi që nuk ofrojnë informacione të dobishme për të hedhur dritë mbi ngjarjen. “ Është herët të flasim, nuk kemi akoma të dhëna të duhura’ i tha Report tv një tjetër zyrtar i lartë i anti-krimit.

1630046955_sokolcela2.jpg

Viktima Sokol Çelaj

 

 

 

Ora 08:51
Del foto/ Ja kush është 59-vjeçari që u ekzekutua në sy të gruas në Malësi të Madhe

1630047269_sokolcelaj.jpg

Viktima Sokol Çelaj

'Report Tv' ka siguruar foton e 59-vjeçarit Sokol Çelaj, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pas mesnate në Malësi të Madhe. Ai u vra në sy të gruas, me t cilën po udhëtonte në makinë, në momentin që iu bë atentat.

Ora 02:48
Ishte në makinë me të kur e ekzekutuan, zbardhet dëshmia e gruas së Sokol Çelaj: Nuk e pashë autorin, ishte errësirë! Viktima ishte kthyer nga Anglia tre vite më parë

Sokol Çelaj, ka ndërruar jetë në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ështe qëlluar me armë zjarri kallashnikov. 5-6 herë është qëlluar në drejtim të mjetit tip benz Foristrade me targa angleze. Sokol Çelaj, rreth 60 vjeç po udhetonte me mjetin e tij në drejtim të banesës rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Së bashku me viktimën në makinë ishte edhe bashkëshortja e tij e cila fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person i ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkeshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kesaj ngjarje ndërkohë që po sekuestrohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet që janë kryer pak para ngjarjes. Viktima për disa vite ka qenë emigrant në Angli ndërkohë që prej 3 vitesh ështe kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësise se Madhe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • samiu: 28/08/2021 07:14

    Sa te trashe qe jane keta derra, po ne kohen e Enverit perse nuk benin gjakmarje, ku e kane trimerine.... shpellare...

    Përgjigju
  • Gjolaj: 27/08/2021 22:31

    hajt se e zbulon Nardi.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?