Foto ilustruese

Kronikë

Ishte duke luajtur tek gjyshja, 4-vjeçaren e pickon gjarpri në Sarandë, transportohet drejt Tiranës

25 Shtator 2021, 14:54| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 17:12

  • Share

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Një 4-vjeçare me iniciale E.I, banore e Sarandës kishte shkruar te gjyshja në fshatin Bamatat dhe duke luajtur mes fushave dhe pemëve të fshatit, është pickuar nga një gjarpër në këmbë.

Vogëlushja u dërgua për mjekimin e parë në Spitalin e Sarandës, ndërsa bluzat e bardha aty vendosët që ta çonin në Tiranë për mjekim më të specializuar. Burimet për Report Tv tregojnë se 4-vjeçarja e shtruar në Pediatrinë e Tiranës, fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën dhe aktualisht po merr mjekimin përkatës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?