Ishte kthyer 2 ditë më parë nga Turqia, gjendet i vrarë me armë zjarri 57-vjeçari në Korçë (EMRI+VIDEO)

8 Korrik 2019, 21:54| Përditesimi: 8 Korrik 2019, 22:53

  • Share

KORÇË- Gramoz Nako, 57-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në rrethana ende të paqarta. 57-vjeçari u  gjet i pajetë në banesë nga bashkëshortja e tij.

Policia ka gjetur dy gëzhoja në trupin e viktimës dhe një tjetër pranë trupit të tij. Mësohet se viktima është baba i dy fëmijëve dhe kishte jetuar prej vitesh në USA.

Çifti ishte kthyer 2 ditë më parë nga pushimet në Turqi. Pista ku po hetohet është ajo e grabitjes, por ende nuk ka detaje zyrtare nga grabitja që tronditi Korçën mbrëmjen e sotme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?