Në Egjipt Mohamed Rageh do të vritej. 50 vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në vendin tonë, pasi autoritetet egjiptiane nuk dhanë garanci për jetën e tij. Në vendin e tij të origjinës vazhdon të jetë vendimi kapital, ndërsa për veprën penale që ai akuzohet, ky vendim e priste. Për këtë arsye, Gjykata Penale e Tiranës ka refuzuar t’a ekstradoj në drejtim të vendit të origjinës egjiptianin Rageh, i arrestuar në vendin tonë në 22 maj të këtij viti. Vendimi për refuzimin e ekstradimit u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni, me arsyetimin e faktit se vepra penale e vrasjes për të cilën akuzohet 52-vjeçari egjiptian, dënohet më vdekje në vendin ku është kryer. Në komunikimet përmes letërporosive me autoritetet e drejtësisë egjiptiane, këta të fundit nuk dhanë garanci se 50-vjeçari nuk do të dënohej me vdekje në rast të një ekstradimi të mundshëm.
Mohamed Rageh ishte ushtarak nga Egjipti, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, plagosje e armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua në përpjekje për të hyrë në vendin tonë përmes aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga ku pretendonte t’i shpëtonte drejtësisë. Në Egjipit konsioderohet si person me rrezikshmëri të lartë, pasi akuzohet për vrasjen e një tjetër bashkëkombasi të tij në 6 nëntor të 2019-ës në afërsi të Gizës. Pas vrasjes Rageh është larguar me automjetin e viktimës dhe më pas pas ka mundur të dal jashtë kufijve të vendit, për të qëndruar për disa muaj me radhë të arrati. Në Egjipt Mohamed Rageh ishte ushtarak dhe ekspert në inxhinierinë e komunikimit.