Foto ilustruese

Kronikë

Ishte në kërkim pasi i kishte zhvatur një qytetari duke e mashtruar 4.5 mln lekë, arrestohet 53-vjeçari nga Gjirokastra

18 Nëntor 2021, 09:32| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 09:47

  • Share

Hasim Dauti, 53-vjeç është vënë në pranga të policisë pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe ishte dënuar me 3 vite nga gjykata e Gjirokastrës.

53-vjeçari u arrestua në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit D. B.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan punën dhe në qytetin e Tiranës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit e shpallur në kërkim H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me tre vjet burgim, për veprën penale "Mashtrim". Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit D. B.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?