Kronikë

I dënuar me 10 vite burg për grabitje, por punonte i qetë si instruktor palestre për të rinj dhe fëmijët e VIP-ave, ndalohet 33-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

11 Nëntor 2021, 16:58| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 20:22

  • Share

TIRANË- 33-vjeçari, Preng Gjoni ishte në kërkim që nga 2016 pasi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Sarandë për grabitje, por kjo nuk e ka ndalur aspak që të bëjë një jetë të qetë e krejtësisht normale, si një person në liri. I riu është ndaluar sot nga Policia, pikërisht në palestrën e tij, në rrugën “Jordan Misja” ku ishte instruktor për të rritur e fëmijë të personazheve VIP, me qëllim që t'i dorëzohet Komisariatit të Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Për çfarë ngjarje është dënuar 33-vjeçar? Në datën 01.05.2014 në orën 07.20, është njoftuar në Komisariatin e Policisë Sarandë se tre persona, mes tyre edhe instruktori i palestrës, të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë goditur me sende të forta Kujtim Ruçin. Në vendin e ngjarjes policia u gjetën gjurmë me njolla gjaku. Porta e derës ishte hapur me force dhe janë evidentuar shenja dhune. Në dhomë ndodhej një levë ku kishte njolla te kuqe dhe afër levës u gjet dhe një rrote natriban me ngjyre gri.
Dritarja e dhomës kishte dëmtime pasi ishte tentuar te hapej. Fillimisht ka qene shtetasja Dallëndyshe Ruçi, që ka pare hije njerëzish tek porta dhe i ka thirrur Kujtimin. Sapo ka hapur derën, Kujtimi është kapur prej krahu dhe është nxjerre në korridor nga 3 grabitësit dhe me dorashka, ku njëri prej tyre ka pasur pistolete dhe ia ka drejtuar në kokë. Ndërkohë personi i dytë, e ka goditur disa herë në kokë dhe trup dhe personi i tretë, e ka goditur me një leve në kokë. Personi qe mbante pistoletën e ka pyetur se ku i mbante leket dhe e ka goditur me qytë në parakrahun e majtë. Personi tjetër ka nxjerre një thikë, dhe i ka thënë se leket i nxjerr thika dhe në kohen që i fusin diçka në gojë, Kujtimi arrin të kafshojë gishtat e dorës se njërit prej tyre, dhe ka arritur t'i marre levën. Njeri nga personat kur ka parë që Kujtimi ka marre levën, është shprehur se tani që mori levën nuk pritet me dhe kanë dalë nga shtëpia me vrap. Dallendyshja ka pare që personat qe janë larguar me vrap, kanë hipur në një makinë me ngjyre të zezë, që ishte parkuar rrugës që hyn në fshatin Berdenesh.

Sërish pas 30 ditësh, të njëjtët kanë shkuar në shtëpinë e Kujtim Ruçit. Kësaj radhe kanë qenë katër persona, kanë hyrë në banesë duke u prezantuar si punonjës policie, dhe pasi kanë hyrë brenda kane goditur me sende te forta Kujtim e Dallëndyshe Ruci, te cilët janë gjetur në gjendje te rëndë shëndetësore dhe janë dërguar për mjekim në spitalin civil Sarandë.
Kujtim Ruci ka shpjeguar se kane qene katër persona, që trokitën me force ne portën e jashtme, te cilët ishin te moshës 25-35 vjeç dhe janë prezantuar si punonjës policie dhe do të ushtronin kontroll për arme e gjera te tjera. Sapo Kujtimi i ka hapur derën, i ka kërkuar autorizimin dhe te prisnin sa të vinte djali. Ata iu përgjigjen se e pamë djalin ku ishte dhe kanë hyrë brenda në shtëpi duke e qëlluar me grushte Kujtimin. Kanë shtyrë dhe rrëzuar në dysheme Dallëndyshen dhe pasi e kane qëlluar e kane lidhur me natriban, ndërsa Kujtimin e kanë futur tek dhoma me oxhak duke e goditur dhe lidhur me natriban dhe duke i future në goje një gote, që të mos bërtiste. Kujtimi ka parë dy djem që kishin marre kasafortën nga dhoma e nipit te tij që ishte atë kohe 11 vjeç dhe në kasaforte sipas tij, kanë pasur 2.280.000 leke, 600-700 euro dhe disa bizhuteri te vajzës qe nuk jeton. Këtë kasaforte kane tentuar ta fusin në bagazhin e një makinë me ngjyre gri, që ishte parkuar ne oborrin e shtëpisë, por pasi nuk e nxinte e kanë futur në sedijen e pasme të makinës.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale dhe kanë qenë provat e zbuluara nga ADN që morën në qafë autorin.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 11/11/2021 20:32

    Po ç'na parë veshët vipa jo vipa, kështu është ndarë shqipëëria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?