Foto ilustruese

Ishte në kërkim si i dënuar për trafikun e 10 kg drogë në Savona më 2020, kapet në arrati 34-vjeçari shqiptar

3 Tetor, 18:19| Përditesimi: 3 Tetor, 18:25

  • Share

Itali- Policia italiane në Savona ka arrestuar dje (2 Tetor) një shqiptar të shpallur në kërkim dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Karabinierët njoftuan se ekzekutuan urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Torinos ndaj 34-vjeçarit, emri i të cilit nuk u publikua në media.

Sipas prokurorisë, shqiptari duhet të vuajë mbi 8 muaj burgim, në lidhje me krimet në fushën e substancave narkotike, të kryera në Torino në vitin 2020, kur u zbulua si pjesë e një rrjeti shitjeje të drogës.

Gjatë operacionit antidrogë të agjentëve, në kontrollin fizik dhe në banesën e tij, u gjetën 10 kilogramë drogë. Por më pas është liruar në rrethana të paqarta dhe tani duhet të vuajë 8 muaj burgim sipas autoriteteve.

I kërkuari u gjurmua në qendër të Savona-s dhe u arrestua pa bërë rezistencë. Në përfundim të procedurave, shqiptari u izolua në burg, për të vuajtur dënimin e mbetur që i kishte dhënë drejtësia.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?