Sokol Çelaj, ka ndërruar jetë në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ështe qëlluar me armë zjarri kallashnikov. 5-6 herë është qëlluar në drejtim të mjetit tip benz Foristrade me targa angleze. Sokol Çelaj, rreth 60 vjeç po udhetonte me mjetin e tij në drejtim të banesës rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Së bashku me viktimën në makinë ishte edhe bashkëshortja e tij e cila fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.
Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person i ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkeshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kesaj ngjarje ndërkohë që po sekuestrohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet që janë kryer pak para ngjarjes. Viktima për disa vite ka qenë emigrant në Angli ndërkohë që prej 3 vitesh ështe kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësise se Madhe.
Lajmi kryesor:
'Na vranë.. ulu'! Ekzekutohet ish-polici në Malësinë e Madhe, shpëton bashkëshortja e tij! Autori i doli para makinës, e qëlloi 6 herë me kallashnikov! Viktima vrau padashje kolegun në 1989
M.Q.//ReportTv.al