Kristjan Asllani duke festuar me flamurin kuqezi

'Ishte një çmenduri, nuk kuptova asgjë', Kristjan Asllani: Festova shumë se jam tifoz i Interit

30 Prill, 15:04| Përditesimi: 30 Prill, 16:09

  • Share

Kristjan Asllani u shpall kampion me Interin, teksa zikaltërit siguruan trofeun e 20-të të Serie A dhe yllin e dytë në fanellë. Mesfushori i Kombëtares foli për DAZN dhe tregoi lumturinë për këtë sukses dhe raportet me kolegët brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes.

"Më dhemb shumë koka, nuk po kuptoj më asgjë, jam shumë i lumtur të shikoj tifozët teksa gëzojnë në këtë mënyrë”, nisi Asllani prononcimin.

Sa i përket vendimit për të qëndruar në Milano, shqiptari u përgjigj se largimi i Brozoviç ia lehtësoi shumë vendimin.

“Kisha vendosur të qëndroja, por largimi i Brozoviç më ndihmoi që të merrja këtë vendim edhe më lehtë. Unë jam edhe një tifoz i Inter”, pohoi Asllani.

I pyetur se prej kujt kishte mësuar më shumë si zikaltër, Asllani shpjegoi:

“Çalhanoglu është shumë i fortë. Është mesfushori i parë, prej të cilit kam mësuar dhe jam rritur shumë. Jam lidhur shumë me Hakanin.”

Në fund të bashkëbisedimit, shqiptari tregoi edhe detaje rreth festës në autobus:

“Barela, Dimarco dhe Lautaro janë me të vërtetë të fortë, prej orësh festojnë dhe nuk janë lodhur. Ndërsa Fratessi dhe Arnautoviç bëjnë gjëra të çmendura. Arnautoviç më ngacmon gjithmonë edhe me grushte(qesh)."

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?