Policia greke

Kronikë

'Ishte një makinë gri, shoferi fliste shqip', e rëndë në Greqi, rrëmbehet një vajzë 30-vjeçare

30 Nëntor 2021, 11:45| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 11:48

  • Share

Në Greqi një vajzë 30 vjeçare mund të jetë rrëmbyer nga një shqiptar. Mediat greke shkruajnë se në qytetin Heraklion i Ri, tre burra në një makinë gri kanë rrëmbyer më 21 nëntor një 30-vjeçare.

Ata e kanë futur me dhunë në automjet. Njëri prej autorëve e ka goditur me grushte në kokë. Por çuditërisht gruaja është lënë e lirë më pas në një stacion, ku është gjetur nga një shofer taksie.

Vajza në dëshminë e saj ëpr autoritetet ka thënë se ka arritur t’i hiqte kapuçin një autori dhe ka konstatuar se ishte i ri deri në 30 vjeç.  Ajo ka thënë se shoferi fliste shqip. Autorët i kanë vjedhur 30-vjeçares 100 euro , një celular me vlerë 200 euro dhe një copë letër me shënime personale.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?