Edi Rama

Ishte parashikuar të mbahej të dielën, shtyhet takimi i Ramës me shqiptarët në Angli, shkak zgjedhjet e parakohshme

31 Maj, 16:35| Përditesimi: 31 Maj, 18:26

  • Share

Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Britaninë e Madhe në kuadër të turit të diasporës, i parashikuar që të mbahej të dielën më 2 qershor, është shtyrë.

Takimi është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme që do mbahen në Mbretërinë e Bashkuar. Ende nuk është caktuar një datë se kur do të zhvillohet, por burime për Report Tv thonë se mund të jetë shtyrë për në shtator. 

Kryeministri Rama njëkohësisht edhe drejtues i PS-së nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në 'Busto Arsizio' lokalitet afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë. Më datë 16 qershor është parashikuar takimi me shqiptarët në Dyseldorf në gjermani.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kokomoz: 31/05/2024 17:51

    Do arrestohet xhepisti gjate prandaj e ka shtyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?