VIDEO/Ishte shpallur në kërkim për kultivimin në kubikë të 2150 fidanëve kanabis, në pranga 37-vjeçari në Velipojë

28 Prill 2023, 09:59| Përditesimi: 28 Prill 2023, 10:17

  • Share

VELIPOJË- Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë autorin e dytë i cili mbolli 2150 fidanë kanabis në Velipojë. Xhavaihiri  është vëllai i Fatmir Bajramit, i cili u arrestua më 30 mars në Velipojë për mbjellje kanabisi. 37-vjeçari Xhavahir Bajrami u kap në banesën e motrës në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas. Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, Policia gjeti 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?