I përkthyer në rreth 50 gjuhë të huaja, librat e akademikut dhe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare tashmë mund të gjenden edhe tek “El Ateneo Grand Splendid”, një nga libraritë më të bukura në botë. Kjo librari, e cila ndodhet në Buenos Aires të Argjentinës, është vlerësuar si e tillë nga National Geographic. E vlerësuar si një ikonë e vërtetë e kulturës, kjo ndërtesë është ngritur në vitin 1919.
Fillimisht aty u krijuar teatri Grand Splendid, dhe pas 10 vjetësh u konvertua në kinema, dhe me pas u transformua në një hapësirë ku kultivohej aktiviteti intelektual. E gjithë hapësira bie në sy për një bibliotekë të madhe, që zë pjesën kryesore të librarisë dhe në pjesën e poshtme të sallës gjendet një kafene, në të cilën pushojnë lexuesit e pasionuar të librit. Ndërtesa me kalimin e kohës derisa është kthyer në këtë ikonë botërore të kulturës ka ardhur duke u shndërruar në një stil të ri të me hapësira për muzikën, baletin e të tjera aktivitete.
Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe dhe ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, si dhe autori më i përkthyer jashtë vendit. Ai është fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel, ku është vlerësuar me çmime të shumta. Përmendim këtu anëtarësimin në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike në Francë, çmimet prestigjioze si "Prince of Asturias Awards" apo "Man Booker International", e deri tek nderimi që iu bë prej presidentit francez me titullin "Komandant i Legjionit të Nderit."
Me veprën e tij, Kadare e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj që ka krijuar edhe gjatë perudhës së izolimit diktatorial të Shqipërisë: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.
Aktualisht Ismail Kadare është një emër i njohur në botë. AI është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.
Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias per Letersi”, njË nga çmimet më prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare është dekoruar gjithashtu nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.