Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena Kadare

Kultura

Ismail Kadare nderohet me titullin ‘Kalorës i madh i urdhrit të Pleiadës’, i dorëzohet bashkëshortes Helena

26 Nëntor 2021, 15:32| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 15:58

  • Share

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare u vlerësua me titullin “Kalorës i Madh i Urdhrit të Pleiadës, i Frankofonisë dhe i Dialogut midis Kulturave” nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë.  Ky titull iu dorëzua bashkëshortes së tij, Helena Kadare e cila u shpreh e lumtur për këtë moment kaq të rëndësishëm.

“Zonja dhe zotërinj të frankofonisë, jam shumë e nderuar që ndodhem këtu mes jush. Vij këtu në vend të bashkëshortit tim Ismail Kadare që në këtë moment është i lodhur. Ne të dy së bashku jemi izoluar në breg të detit për shkak të pandemisë dhe kjo gjendje nuk e lejoi të vinte sot këtu. Ai do të ishte shumë i lumtur po të ishte sot këtu në një moment kaq të rëndësishëm. Faleminderit dhe nga ana ime për këtë dekoratë, për këtë nder që i bëni ju Ismail Kadaresë”, tha Helena Kadare. 

Asambleja Rajonale e Frankofonisë për Evropën u mblodh sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku të pranishëm ishin dhe kryetarja Lindita Nikolla, Kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe zv. ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Megi Fino.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?