Karabinierët e Fidenza-s në një aksion

Itali/ Gjykata i zbuti masën për drogë, 34-vjeçari shqiptar pas lirimit kryen dy krime të tjera! Rikthehet në qeli

13 Shtator, 10:17| Përditesimi: 13 Shtator, 10:23

  • Share

Parma- Karabinierët e Fidenza në Parma njoftuan se lokalizuan dhe ndaluan në Fontanellato një 34-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit kishte urdhër arresti për krime të rënda nga Gjykata e Riminit.

Sepse jo vetëm kishte thyer urdhrin e detyrimit për t’u paraqitur për një tjetër vepër penale, por kishte kryer edhe krime të reja gjatë muajve Korrik dhe Gusht, si kërcënimi dhe dëmtimeve me dashje.

Pas arrestimit të të riut me inicialet A.G., u mësua se aqi kishte qenë i ndaluar edhe në fund të muajit Qershor të këtij viti për drogë. Gjykata e kishte zbutur masën në detyrim paraqitjeje, por i dyshuari sapo doli nga qelia e paraburgimit duket se iu rikthye aktivitetit kriminal.

Në vend që shqiptari të shkonte të firmoste në Prokurori apo Komisariat paraqitjen e tij sipas vendimit, ai ka humbur gjurmët, raporton "Parmapress24".

Dhe provat e reja ndaj tij gjatë kësaj kohe janë vepra të tjera penale si dëmtimi dhe kërcënimi, pasi kishte edhe denoncim. Pas riarrestimit Gjykata ka rikthyer masën e “arrestit me burg”, teksa e kishte shpallur në kërkim.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?