Itali/ Grupit kriminal italo-shqiptar i sekuestrohen prona me vlerë 2 milion euro, mes tyre dy Ferrari luksoze dhe 476 mijë euro cash

10 Korrik, 17:20| Përditesimi: 10 Korrik, 17:26

  • Share

Firenze- Drejtoria Antimafia në Firence sekuestroi pasuri me vlerë 2 mln euro në pronësi të një grupi kriminal italo – shqiptar i cili të ardhurat kriminale i riinvestonte në restorante në qendën turistike të kryeqytetit toskan.

Mes pasurive të sekuestruara ishin dhe 2 Ferrari me vlerë 600,000 euro, po kështu para cash 476,200 euro, gjerdanë, flori dhe byzylykë të çmuar. U sekuestruan dhe aksionet e dy shoqërive në Firenze.

Me urdhër të prokurorisë është kryer kontroll në 14 aktivitete ekonomike. Nuk bëhet publike emrat e personave të cilëve u është sekuestruar pasuria pasi deri në momentin e një vendimi përfundimtar ata prezumohen të pafajshëm./ reportdifesa.it

Foto: Paratë e sekuestruara nga grupi kriminal italo-shqiptar

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?