Bota

Itali, i burgosuri përdor dronin për të marrë brenda burgut një armë

20 Shtator 2021, 16:05| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 16:07

  • Share

Një i burgosur në Itali mendohet se ka përdorur një dron për të futur armë në burg para se të qëllonte shokët e tij, deklaruan autoritetet italiane.

"Ne supozojmë se arma mbërriti me dron, por ne nuk kemi asnjë konfirmim për këtë,"  tha  Donato Capece, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së burgjeve.

Burri 28-vjeçar-i cili ka lidhje me mafian Camorra në Napoli-qëlloi me tre plumba ndaj të burgosurve të tjerë përmes hekurave të qelisë. Nga sulmi i tij nuk kishte të plagosur.  Incidenti ndodhi në burgun e sigurisë së lartë Frosinone, rreth 100 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Romë. Besohet se i burgosuri kishte qëlluar me armë zjarri mbi të burgosurit me të cilët kishte pasur një zënkë para disa ditësh.

28-vjeçari kishte futur një telefon celular në burg për të kontaktuar me avokatin e tij, të cilat u detyrua më vonë t’i dorëzonte, por jo kartën SIM të cilën ai e gëlltiti para se ta jepte telefonin.

Incidenti ishte i fundit në një seri që ka ngritur shqetësime mbi menaxhimin e dobët të burgjeve të Italisë.

Italia ka mbipopullimin më të lartë të burgjeve në Bashkimin Evropian, me 120 të burgosur në 100 vende, krahasuar me 115 në Francë dhe 70.8 në Spanjë, sipas një raporti të Këshillit të Evropës 2020.

Në qershor, mediat italiane publikuan imazhe të rojeve të burgut duke rrahur të burgosurit me shkopinj dhe grushta në prill 2020, në përgjigje të kërkesave të tyre për mbrojtje gjatë pandemisë COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?