Arma e sekuestruar nga policia

Itali/ Plagosi pronarin dhe i grabiti biznesin, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

13 Maj, 10:32| Përditesimi: 13 Maj, 10:37

  • Share

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano, Itali pasi dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Fillimisht ai ka grabitur një lokal më 4 maj në Via Costantino Baroni. Sipas mediave italiane i dyshuari ka qëlluar disa herë në drejtim të derës hyrëse të lokalit, duke plagosur pronarin. Ndërsa ka arritur që arratiset me një vlerë parash rreth 15 mijë euro.

Ndërkohë që më 6 maj, shqiptari i armatosur tentoi të grabiste një dyqan ushqimor, por dështoi.

 Pas hetimeve autori u arrestua nga policia ditën e enjte (9 maj).

Gjatë kontrollit të kryer atij iu gjetën armë, municione të fshehura brenda dy pakove si dhe veshje që i përdorte gjatë grabitjeve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?