Bota

Itali/ Rrëmben nënën dhe djalin e saj 5-vjeçar nën kërcënimin e thikës, arrestohet 33- vjeçari shqiptar

6 Korrik 2024, 14:41| Përditesimi: 6 Korrik 2024, 14:48

  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 26-vjeçare dhe djalin e saj 5-vjeçar në Grigno (Trento).

Sipas mediave italiane, raportohet se 33-vjeçari kishte përndjekur 26-vjeçaren shqiptare, e cila po dërgonte fëmijën e saj të mitur në çerdhe me makinë, ndërsa alarmi u dha nga bashkëshorti i gruas së rrëmbyer. 

Pas rreth gjysmë ore, i shoqi, i alarmuar nga moskthimi i gruas në shtëpi njoftoi policinë.

Nën kërcënimin e thikës shqiptari i ka detyruar të ndalonin dhe më pas ka marrë vetë drejtimin e automjetit, ndërsa nënë e bir i ka vendosur lidhëse plastike rreth kyçeve të këmbës.

Karabinierët arritën të kontaktojnë me 26-vjeçaren, e cila e kërcënuar nga shqiptari, u përgjigj në mënyrë evazive dhe ngritur dyshimet tek autoritetet.

Karabinierët, nëpërmjet aktivizimit të një lokalizimi teknik të përhapur të autorizuar nga Prokuroria e Padovës, me mbështetjen e sistemeve të zbulimit të targave të vendosura përgjatë rrugëve, kanë arritur të lokalizojnë mjetin e drejtuar gjithmonë nga shqiptari, i cili mbante peng gruan dhe fëmijën.

"Po të mos e kishim ndaluar, ai do t'i kishte vrarë", shpjegon komandanti i Karabinierëve të Padovës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?