Milano- Skuadrat e policisë së Milanos lokalizuan mbrëmë (12 Gusht) dhe prangosën një të ri me origjinë shqiptare, nën akuzën e shitjes së drogave të forta nëpër qytet.
Aksioni u zhvillua në zonën e “Porta Venezias”, pak para orës 22:00, teksa oficerët në shërbim vunë re 20-vjeçarin, emri i të cilit nuk u bë i ditur, duke drejtuar një makinë të vogël të regjistruar në një kompani që i lëshonte me qira dhe ishte ndalur në Palestro. Agjentët dyshuan se ai po priste dikë për biznes ilegal.
Brenda pak minutash, një 36-vjeçar italian ka zbritur nga një pallat aty pranë dhe ka hipur në makinë për të dalë pas pak çastesh: menjëherë policia e ka ndaluar për kontroll, duke verifikuar se sapo kishte blerë një gram e gjysmë kokainë, duke i paguar 70 euro. Prandaj oficerët ndaluan menjëherë edhe drejtuesin e makinës, duke gjetur në kabinën e dorezës 20 doza me peshë totale 22 gramë kokainë, të fshehura brenda dy prizave elektrike.
Kurse në një qese tjetër, në sedilen e pasme, 44 mbështjellëse me 93 gramë kokainë. 20-vjeçari njihej si i pastrehë, teksa me vete u gjetën edhe 830 euro cash, të cilat iu sekuestruan dhe dyshohen si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Shqiptari po i nënshtrohet hetimeve, për të zbuluar rrjetin kriminal me të cilin bashkëpunonte për furnizimin me mallin e shtrenjtë.