TIRANE- Zbulohen emrat e personave në hetim pasi dyshohen se janë pjesë e grupit kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Itali gjithashtu po hetohen në fushën e mashtrimit me tatim taksat.
Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr. 58/2024, për hetimin organizatës kriminale në kuadër të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe pastrimit të parave.
Bëhet fjalë për një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme.
SPAK dhe Antimafia kanë regjistruar procedim penal dhe po kryhen verifikime në ngarkim të shtetasve Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj.
Eulent Kamami qëndronte në krye të grupit ndërsa Albiona Ziaj, mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale.
Sipas një komunikate të shkurtër dhënë nga SPAK, bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milion euro në vit ose një total prej 13.5 milion euro në 12 vite në këtë skemë të mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive, hetuar nga Antimafia e Firences.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, shkruan SPAK në platformën “X”.
Kontrollet në 4 qytete
Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve. Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi kriminal janë dhe blerja ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorante në qendër të Firences, dy hotele, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre. Aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme.
Paratë e pista sipas Antimafias përveç rasteve të investuara bizneset janë riinvestuar nga të dyshuarit në mallra luksi. Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa në Itali kontrollet u kryen edhe në Bolonja, Rimini dhe Firence.
Il Cavallino
Gustavino Enoteca Ristorante
Braceria dei Tre Amici
Ponte Vecchio
Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria
Bisteccheria Santa Croce
Trattoria de Pitti, Orcagna
Hosteria Antico Bottaio
Sasso di Dante
Santa Maria Novella
Casa del Vin Santo
Osteria da Caterina
Locanda Fiorentina
Trattoria Giovanni
Lo Spuntino di Pesce
Museo della Bistecca
Osteria San Fiorenzo
Borgo Saccardi
Tre Pepi
Osteria Le Pietre Bisteccheria
La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro)
Cimatori 30 Osteria
Il Caminetto, Palapa
l’hotel Ferdinando II De’ Medici
il bed & breakfast Black 5 Florence
Lajmi ne perditesim...
Të tjera detaje zbulohen nga operacioni i Prokurorisë Publike të Firenzes në bashkëpunim me SPAK që goditi një grup kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Fience. Media italiane Corriere Della Sera bën me dije se janë sekuestruar 400 mijë euro cash nga kontrollet e ushtruara në 23 ambiente, banesa e zyra.
Financuesit e njësisë së policisë ekonomike financiare, me një dekret kontrolli të nënshkruar nga prokurorja antimafia Christine von Borries, nga zv/prokurori Luca Tescaroli dhe nga kryeprokurori Filippo Spiezia, zhvilluan kontrolle edhe në shtëpitë e dy të ‘kokave’ të grupit. Grupi drejtohej nga shqiptari Eluert Kamami dhe ish-portieri i Fiorentinës dhe Napolit Alessandro Bigi.
Hetimet
Në 23 kontrollet e hetimit antimafia në Firence, u morën edhe kompjuterë dhe celularë, të cilët do të analizohen nga një konsulent.
Sipas akuzës së prokurorit, organizata ka blerë ose marrë me qira ambiente në qendrën historike të Fience me para të paligjshme. Grup kriminal me qëllim përvetësimin, pastrimin dhe përdorimin e parave të paligjshme janë akuzat e ngritura.
Perandoria
Duke filluar nga viti 2012 e deri më sot, grupi ka arritur të krijojë një perandori të vërtetë të përbërë nga restorante, bare, një hotel dhe dy fabrika birre. Tridhjetë e një aktivitete me një investim prej 13.5 milionë euro. Hetimi do të duhet të hedhë dritë mbi blerjen e strukturave, duke pasur parasysh edhe faktin se dy sipërmarrësit, kur nisën “pazarin” për restorantet, nuk kishin të ardhura të mjaftueshme që justifikonin blerjen e këtyre restoranteve.
Të dy deri në vitin 2014 kanë deklaruar të ardhura rreth 20 mijë euro. Nga vjen ai lum i parave? Nga hetimet ka konstatuar se nga viti 2022 deri në vitin 2024, dy sipërmarrësit, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë që punonin në restorante të ndryshme, nuk kanë pasur dëftesa tatimore të lëshuara për një pjesë të madhe të shërbimeve.
Ato para, sipas prokurorisë, janë përdorur për të paguar në mënyrë të paligjshme punonjësit e restoranteve, për të vazhduar blerjen e restoranteve të tjera në qendër të Firences, por edhe për të blerë makina luksoze, bizhuteri dhe diamante.
Gjatë viteve 2023 dhe 2024, dy sipërmarrësit do të kishin blerë 14 restorante dhe bare dhe, janarin e kaluar, 50 për qind të aksioneve të klubit sportiv të futbollit Ischia. Në hetim është përfshirë edhe Alessandro Bigi, ish-portieri i Napolit dhe Fiorentinës. Blerja e fundit e Kamami dhe Bigi daton në mars në Forte dei Marmi, ku të dy blenë restorantin Palapa. Në shkurt, të dy kishin blerë një bar akulloresh në Borgo San Lorenzo. Para takimit me noterin për aktin e blerjes, në një lokal ishin dorëzuar 100 mijë euro cash. Pjesa tjetër e shumës, 37 mijë euro, përmes çeqeve.