Romë- Studentja 23-vjeçare Paola Caputo, vdiq e mbytur në një lojë erotike 13 vite më parë në Romë, Gjykata Civile vendos 1 milion euro dëmshpërblim për familjen.
Ky është verdikti nw procesin civil, pas shpalljes fajtor më hershëm të partnerit të viktimës, inxhinierit roman Soter Mule, (sot 52 vjeç), për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.
Lajmi është raportuar edhe nga gazeta italiane “La Repubblica” ditën e sotme (29 Gusht).
Viktima, studente e "Sapienza" dhe me origjinë nga provinca e Leçes, vdiq midis datës 9 dhe 10 shtator 2011. Ajo ishte me origjinë nga Villa Baldassarri, por studionte në universitetin e njohur.
Pas hetimeve të thelluara, autoritetet ligjzbatuese dhe gjykata arritën në përfundimin e ekspertuar se “e reja vdiq e mbytur gjatë një praktike erotike shibari”. Një lojë që është bërë nga çifti në garazhin e një ndërtese, në “Via di Settebagni”, në Romë.
“Studentja nga Salento u mbyt nga një litar gjatë një loje erotike në të cilën kishte marrë pjesë së bashku me Mulé dhe një vajzë të dytë (një 24-vjeçare nga Roma), në një garazh të një ndërtese të Agjencisë së të Ardhurave”, shkruan gazeta në fjalë për dinamikën e fatalitetit.
Soter Mule, inxhinieri i akuzuar
23-vjeçarja ka ndërruar jetë e mbytur nga laku rreth qafës. I dyshuari u plagos dhe pretendonte se ishte një aksident. Familja e viktimës u përfaqësua nga avokatja Francesca Conte.
Ndaj të dyshuarit Soter Mulé, është dhënë edhe një dënim i formës së prerë në Gjykatën e Lartë, me 3 vjet e 6 muaj për veprën penale, teksa paralelisht po zhvillohej edhe procesi për padinë e dëmshpërblimit financiar.
Fillimisht, akuza e hipotezuar nga prokuroria e Kapitolinës ndaj inxhinierit ishte ajo e vrasjes nga pakujdesia, e cila më pas u cilësua në vrasje nga pakujdesia me rrethanë rënduese të parashikimit të ngjarjes.
Inxhinieri romak përfundoi në burg për dy ditë dhe më pas u vendos në arrest shtëpie. Ai u lirua më tej për shkak të skadimit të afatit maksimal të burgimit.