ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar, me banim në Makari ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.
Sipas medias italiane, Osvaldo Kënga, që të gjithë e quanin Aldo, po ndiqte institutin e Hotelerisë, është ndjerë keq në orën e mësimit dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht disa orë më pas humbi jeten.
“Jam jashtëzakonsisht i tronditur. Rreth orës 9, studenti raportoi tek mësuesit se kishte dhimbje koke dhe se nuk kishte fjetur mirë natën. Mësuesi sugjeroi të shkonte në shtëpi.
Ai u largua, menjëherë me makinë me një kushëririn e tij, por situata u përkeqësua dhe përfundoi në urgjencë. Rreth orës 15:00 morëm një telefonatë nga spitali që na komunikoi lajmin tragjik”, shpjegoi menaxheri i Institutit.
Mjekët thanë se ai kishte ndjerë dhimbje të forta në kokë, fyt dhe qafë, por edhe pse e vendosën në terapi intensive, ata nuk mundën ta mbajnë në jetë.
Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit në morgun e "Sant’Antonio Abate".
Në orët e vona të pasdites së djeshme, mësuesit dhe shokët e të riut mbërritën në morg, të shokuar nga kjo tragjedi.
Nëna e djalit u sëmur pas lajmit të rëndë dhe u shtrua në spital.
Njëra nga shoqet e shkollës ka postuar një mesazh shumë të ndjerë në emër të tij.
“Ne të njohëm ty që kur nuk dije asnjë fjalë italisht. Të dhama ngrohtësinë e duhur. Sa shumë budallallëqe bëmë në bankat e shkollës, sa largime nga mësimi.
Nuk mund ta besoj që ti nuk do të vish më. Nuk mund ta besoj që nuk do të vish më në takimet pas kishës. Jeta është e padrejtë”, shkruan ajo.
I gjithë Macari po mban zi për vdekjen e të riut shqiptar.
qofte i parajses
PërgjigjuNgushullime familjes kjo eshte ndjenja humanitare.
Përgjigju