Foto ilustruese

Itali/ Vidhnin dyqane me pajisje elektronike, arrestohen 2 shqiptarët

6 Maj, 11:24| Përditesimi: 6 Maj, 11:31

  • Share

Dy shqiptarë, pjesë e një bande të ashtuquajtur ‘Trony’ janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen se kanë vjedhur një zinxhir dyqanesh me pajisje elektronike. Vlera e sendeve të grabitura kap shifrën rreth 100 mijë euro.

Ata u arrestuan ditën e enjte (2 maj) në banesën e tyre në Soiano del Lago të cilën e përdornin si bazë logjistike, sipas një urdhri të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës.

Ndërkohë që sipas hetuesve ata ishin përgjegjës jo vetëm për vjedhjet e kryera në dyqanin elektronik në zonën e Brescias, por edhe për dyqanet në provincat Mantua dhe Vicenza.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?