Momenti i vrasjes së Selavdi Shehajt

Itali/ Zbulohet kush e porositi ekzekutimin e shqiptarit Selavdi Shelaj në 2020

4 Gusht 2022, 07:54| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 08:08

  • Share

Autoritetet italiane kanë arrestuar personin e dyshuar si porositësin e vrasjes së shqiptarit Selavdi Shelaj, vrasje e ndodhur në 20 shtator 2020 në Itali.

Në pranga është vënë shtetasi Giuseppse Molisso. Ai akuzohet edhe për vrasjen e dy vëllezërve Costantino, ngjarje që tronditi zonën e Alessandrinos më 13 korrik 2021.

Ekzekutimi i Selavdi Shelajt u bë në breg të detit në zonën e Torvajanicës në shtator të vitit 2020. Sipas hetuesve, vrasja e Shelajt, i njohur si Simone, është bërë për shkaqe hakmarrëse, pas pritës së 14 nëntorit, tre vjet më parë, ndaj Leandro Bennato, subjekt që besohet se ishte i afërt me Molisso.

Me kërkesë të prokurorëve të DDA-së, policia ka dhënë një urdhër paraburgimi për Giuseppe Molisso. Autori është 40 vjeç dhe me origjinë napolitane, ndërsa rezulton tashmë i ndaluar edhe për një çështje tjetër kriminale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?