Italia në alarm, masa eksterme për shkak të koronavirusit/ Konfirmohen 16 raste të reja, mes të cilëve edhe një grua shtatëzënë

22 Shkurt 2020, 00:59| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 06:55

  • Share

1582350916_1582329905virus13.jpg

Ka arritur në 16 numri i të infektuarve nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit në Itali, mes të cilëve edhe një grua shtatëzënë. Mësohet se, personat e infektuar janë nga Lombardia dhe Veneto. Ndërkaq, është shpallur gjendja e alarmit në 9 qyteza të këtyre rajoneve dhe janë marrë masa ekstreme në 3 prej tyre, pranë Milanos.

Sipas raportimeve nga mendiat italiane, 14 prej të infektuarve janë nga Lombardia dhe 2 nga Veneto. Rasti më i rëndë në Itali është konfirmuar në qytezën e Kastilione d’Adas, në Lombardi, ku një 36-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën.

36-vjeçari, menaxher i një firme tregtare që furnizohet nga Kina, dyshohet se është infektuar nga virusi para 10 ditësh, pas një dreke pune me një sipërmarrës kinez. Të infektuar nga virusi janë konfirmuar edhe disa persona të tjerë që kanë qëndruar në shoqërinë e tij, mes të cilëve edhe bashkëshortja e tij shtatëzënë. 

Menjëherë pas evidentimit të rasteve, Kastilione d’Ada ka marrë masa për të penguar shpërhapjen e koronavirusit duke mbyllur shkollat, baret dhe institucionet publike në zonat në të cilat ndodhen të infektuarit.  E njëjta procedurë pune për rritjen e sigurisë është ndjekur edhe në Kodonjo dhe Kazalpusterlengo, ku rreth 35 mijë banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Rreth 2,251 viktima janë shënuar deri tani që nga shpërthimi i virusit në Wuhan, shumica dërruese e së cilave brenda territorit të Kinës. Afro 77 mijë persona janë konfirmuar të infektuar dhe 19 mijë të tjerë kanë mundur të rikuperohen, ndërsa virusi është shpërhapur deri tani në 28 vende të botës.


Lajmi kryesor:

Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 51 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?