Itali, viktima e parë nga virusi kinez, Conte mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile

22 Shkurt 2020, 06:13| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 14:57

  • Share

1582350993_Capture.PNG

Italia shënon viktimën e parë nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit, Covd-2019. Mësohet se, viktima ka qenë një 78-vjeçar i infektuar i cili po trajtohej në spitalin e Schiavonias, Padova.

Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, pacienti i identifikuar si Adriano Trevisan, i hospitalizuar më herët për rreth 10 ditë pasi vuante nga patologji të mëparshme, vdiq në spitalin e Schiavonia (Padova).

“Nuk kishte as kohë të transferohej”, tha guvernatori Zaia, çka tregon se 78-vjeçari nuk ishte karantifikuar sikurse 16 të infektuarit e tjerë.

"Ne kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në dispozicion për të vijuar më tej nëse është e nevojshme", tha kryeministri Giuseppe Conte në përfundim të takimit të jashtëzakonshëm në Mbrojtjen Civile, në të cilin morri pjesë edhe Ministri i Shëndetit.

"Ne sigurojmë të gjithë popullatën që për momentin kemi karantifikuar të gjithë personat që kanë rënë në kontakt me rastet e konfirmuara pozitivisht. Ne jemi të bindur që shërbimi kombëtar i shëndetësisë mund ta përballojë këtë sfidë”, theksoi Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza teksa shton se: “Ne kemi bërë një punë shqyrtuese shumë të kujdesshme, për të zgjedhur një nga një kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve dhe po i verifikojmë ato një nga një. Mendojmë se kjo është mënyra më efektive për të bllokuar përhapjen e virusit ".

Aktualisht ka arritur në 16 numri i rasteve të reja të konfirmuara pozitivisht me koronavirus në dy rajone veriore, Lombardi dhe Veneto.

Ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza njoftoi kufizime të ashpra në zonat e këtyre rajoneve që kanë raste të konfirmuara, ndërsa janë anuluar të gjitha evenimentet publike, mësimi në shkolla, janë mbyllur dyqanet dhe ndërmarrjet lokale si dhe aktivitetet sportive janë pezulluar.

“Kushdo që ka hyrë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë. Ndërsa personat që jetojnë në fshatra ku janë raportuar raste të koronavirusit, duhet të qëndrojnë në izolim në shtëpi”, theksohet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 


Lajmi kryesor:

Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 51 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?