Di Lorenzo feston dopietën te Italia

Italia 'shkërmoq' 4-1 Izraelin, Franca fiton në Bruksel! Gjermania mposht Holandën, Ukraina dhe Çekia i bëjnë 'nder' Shqipërisë

14 Tetor, 22:48| Përditesimi: 14 Tetor, 22:53

  • Share

Liga e Kombeve zhvilloi këtë të hënë ndeshjet e katërta në grupe. Në Ligën A, Franca fitoi 1-2 në Bruksel kundër Belgjikës me dopietën e Kolu Muanit, ndërsa barazimi momental erdhi nga Openda. Te Franca Tchouameni e "festoi" shiritin e kapitenit me karton të kuq. Në Munich, Gjermani fitoi 1-0 kundër Holandës falë golit të Leueling në minutën e 63.

Ndërkohë në Udine, Italia mposhti 4-1 Izraelin. Golat për të kaltrit u shënuan nga Retegui, Di Lorenzo (dopietë) dhe Frattesi. Debutim me Italinë për Daniele Maldinin, djalin e legjendës Paolo Maldini që debutoi në të njëjtën fushë ku i ati luajti për herë të parë me Milanin.

Në Ligën B, Ukraina dhe Çekia barazuan 1-1. Të dyja skuadrat ndodhen në grup me Shqipërinë dhe ky rezultat i shkon përshtat tanëve që morën tri pikë kundër Gjeorgjisë. Tri pikër për Turqinë dhe Uellsin.

Në Ligën C Sllovakia fitoi 1-3 kundër Azerbajxhanit, ndërsa Suedia fitoi 0-3 kundër Estonisë.

Rezultatet:

 
 

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?