Kristjan Asllani dhe Edy Reja

Italianët e pyesin, Reja ngre në qiell Kristajn Asllanin: Është i destinuar për një klub të madh

22 Prill 2022, 16:03| Përditesimi: 22 Prill 2022, 16:04

  • Share

Pas lajmeve se trajneri i kombëtares Edy Reja i ka sugjeruar Napolit blerjen e Kristjan Asallanit ka folur vetë italiani për pretigjozen ‘Gazzeta dello Sport’. Reja e ka lavdëruar së tepërmi mefushorin 20-vjeçar të Empolit dhe thotë se nëse e pyesin do ia këshillonte pa maëdshje Napolit të Aurelio de Laurentis.

“Asllani është një lojtar shumë interesant. Për mua ai është i destinuar që të shkojë te një klub i madh. Nëse De Laurentis më pyet, unë do t’ia këshilloja menjëherë për te Napoli.

Më ka bërë përshtypje personaliteti i tij dhe në muajin mars bëri debutimin e tij me Kombëtaren A të Shqipërisë ndaj një përfaqësuese të madhe si Spanja edhe pse është 20 vjeç.

Përshtypja është e mrekullueshme sepse ai di të qëndrojë në fushë në mënyrë inteligjente dhe ka dy këmbë të shkëlqyera,”-përfundoi Edi Reja.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?