Sport

Itali-Spanjë e Angli-Danimarkë gjysmëfinalet e Euro 2020, 4 ekipe 'luftë' për trofeun, ja kur luhen

4 Korrik 2021, 10:03| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 11:42

  • Share

Kampionatit Europian i kanë mbetur edhe vetëm tre ndeshje. Dy gjysmëfinalet dhe finalja që do të luhen të gjitha në “Wembley” të Londrës. Me mbarimin e çerekfinaleve tashmë janë përcaktuar edhe dy çiftet gjysmëfinaliste  të Euro 2020.

Itali-Spanjë është gjysmëfinalja e parë e turneut që do të luhet të martën më 6 korrik në orën 21:00 në “Wembley” ndërsa të mërkurën më 7 korrik po në mbrëmje Anglia pret Danimarkën në kërkim të biletës për finalen e madhe të së dielës. Italia vjen në gjysmëfinale pas 5 fitoreve radhazi dhe 11 golave të shënuar ku në raundin me eliminim direkt mposhti Austrinë e mbi të gjitha Belgjikën.

Spanja është ekipi që ka shënuar më shumë në Europian me 12 gola por në 1/8 dhe në çerekfinale i janë dashur kohët shtesë dhe penalltitë për të eliminuar Kroacinë e Zvicrën. Sa i takon gjysmëfinales tjetër Anglia shihet si favorite pasi luan në shtëpinë e saj dhe ekipi nuk ka pësuar asnjë gol në 5 ndeshje e mbi të gjitha “shpërtheu” kapiteni Harry Kane me dygolësh ndaj Ukrainës.

Përveç fazës së grupeve që e mbylli në vend të parë Anglia eliminoi edhe Gjermaninë. Danimarka vijon të ëndërrojë. Danezët e nisën Euro 2020 me dy humbje por më pas njohin tre fitore dhe kanë eliminuar Uellsin e Çekinë. 4 ekipe të mbetura në garë në “luftë” për trofeun. 3 sfidat e fundit të Euro 2020 premtojnë spektakël.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Copy - Paste: 04/07/2021 16:07

    Po sikur jemi në 2021!? O gazetar, po të paktën ndryshoi datat artikullit që të duket si i freskët jo copy - paste i plotë.

    Përgjigju
  • Gerti: 04/07/2021 14:52

    Ke ngaterruar faqe sulo. Komentet jane per kampionatin europian, qe e fiton Italia, dhe jo per politike.

    Përgjigju
  • Xha Suloja: 04/07/2021 11:24

    Kjo tregon se Kushtetuesja është e kapur nga Sali mortja dhe fshatari Çepanit Ilir Muta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?