“Ka një rrugë që duhet të jetë rruga e bashkëpunimit dhe dalja me një kandidat.” Ky është propozimi i deputetit demokrat Ervin Salianji për zgjedhjet vendore të 2023, në një PD që vijon të jetë e përçarë.
Duke folur për mikrofonin e Report Tv, Salianji i druhet faktit se nëse PD vijon me këtë situatë, shancet për të patur një 6 mars të përsëritur, që prodhoi rezultate të dobëta për opozitën , janë të shumta.
“Nëse vazhdojnë me llogore dhe të gjuajnë në drejtim të njëra tjetrës pjesët e opozitës, i minimizohen shanset për të patur sukses, pavarësisht se keqqeverisja e Ramës ka prodhuar urrejtje dhe duhet të kapitalizohet nga opozita. Por thënë këtë, përgjegjës për cdo dështim do jenë ata që kanë marrë përsipër ta drejtojnë, nga cila palë qofshin ata. Do bëja gjithçka që mos të ndodhte një gjashtë mars i dytë, nëse do të ndodhte, përgjegjësit do të jenë me emër.”, thotë Salianji.
Nga protesta para inceneratorit të Tiranës, e cila u thirr nga Partia e Lirisë, por ku mungoi Sali Berisha, deputeti demokrat kërkoi një koordinim më të madh të opozitës për të mbushur sheshet.
“Duhet të ketë një koordinim të gjithë opozitës, por për rastet konkrete nuk jam në vendmimmarjet e asnjë grupi, nuk kam një funksion zyrtar, për cdo qëndrim publik secili jo vetëm që i del për zot vetë, por edhe mban përgjegjësi vetë për qëndrimet e veta. Unë do të jemi në çdo protestë që thirret kundër qeverisë dhe besoj që është arsye për tu bashkuar të gjithë ata që kanë një qëndrim kundër qeverisë dhe korrupsionit të saj, kjo duhet të jetë pika ku niset. Nga ana tjetër nëse më pyesni mua personalisht mendoj që opozita duhet të ishte në rrugë kohë përpara dhe duhet të jetë në protesta sa pa u larguar njerëzit nga ky vend”, u shpreh.
Salianji komentoi edhe mungesën e deputetëve demokratë në këtë protestë, duke thënë se ata e kanë mbështetur përmes thirrjeve tubimin dhe kanë denoncuar aferën.
O Salinjan akoma vazhdon ti e diskuton o hajvon. Partia wc pd ka mbaruar bashk me ty. Prandaj ri urt mer Grida Sumën e futi i tallava o Salinjani budalla.
PërgjigjuAkoma jasht eshte ky nashtruesi i babales.A do veorij drehtesua me kete vemje ?
Përgjigjumjaft na u sekelldise o SALIANI