Arma e zjarrit dhe sasia e kanabisit që iu gjet të riut në Berat

Iu futën befasisht në shtëpi për kontroll, policia gjen pushkë dhe kanabis në shtëpinë e të riut, arrestohet 26-vjeçari në Berat

25 Janar 2022, 12:15| Përditesimi: 25 Janar 2022, 12:16

  • Share

BERAT- Në kuadër të goditjes së paligjshmërisë dhe kapjes së personave që posedojnë armë zjarri dhe lëndë narkotike, policia e Beratit ka arrestuar një 26-vjeçar.

Policia pas një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e Sefedin Mehmeta ka gjetur armë zjarri pushkë dhe një sasi kanabis.

I riu banues në Osmënzezë, Berat është arrestuar, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?