Arma e sekuestruar

Kronikë

Iu gjet 1 kg kanabis në banesë dhe një automatik, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Mat

13 Tetor 2021, 14:19| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 14:20

  • Share

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Mat ditën e sotme, pasi iu gjetën kanabis në shtëpi dhe një armë pa leje. Policia bën me dije se u gjetën gjithsej 1.1 kilogramë kanabis dhe armë zjarri automatik.

Vetë 33-vjeçari nuk ndodhej në banesë në momentin që Policia shkoi kontroll, ndërsa është shpallu në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?