Vaksine anti COVID

Kronikë

IuteCredit ofron 10 mijë lekë bonus për punonjësit që vaksinohen

25 Shtator 2021, 11:02| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 12:23

  • Share

IuteCredit Albania bëhet një nga kompanitë e para në Shqipëri që stimulon financiarisht punonjësit e vaksinuar. Ajo do të shpërblejë me 10 mijë lekë neto bonus të gjithë punonjësit të cilët provojnë se janë vaksinuar ndaj COVID-19. Kushti i vetëm për punonjësit e kompanisë do të jetë dorëzimi i Certifikatës Dixhitale të vaksinimit, për të vërtetuar kryerjen e dy dozave të saj.

“Që me nisjen e pandemisë, IuteCredit ka patur në vëmendjen e saj shëndetin e punonjësve dhe të klientëve. Ne kemi zbatuar me përpikmëri çdo rregullore të lidhur me masat e kujdesit dhe përballimit të kësaj situatë të paprecedentë. Edhe pse i lejohej të operonte pa ndërprerje aktivitetin e saj, IuteCredit i mbylli plotësisht degët për një periudhe afro njëjavore, deri sa u pajisëm me materialet e duhura dhe me mbrojtëset plastike në çdo tavolinë ku shërbehej klienti. Unë besoj se çdo individ duhet të vaksinohet, me cilëndo nga vaksinat që i ofrohen në Shqipëri. Duke parë një lloj hezitimi, vendosëm si ekip menaxhimi që të ndërmarrim këtë iniciativë, e cila më pas do të pasohet nga të tjera, me synimin e vaksinimit të 100 % të stafit,” thotë Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm i IuteCredit Albania.

Që prej fillimit të përhapjes së infeksionit COVID – 19 në Shqipëri, IuteCredit Albania ka ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna në rrugë zyrtare nga autoritetet, duke i përditësuar, përshtatur dhe përmirësuar ato në përputhje me dinamikën e situatës epidemiologjike. Këto masa synojnë në vijimësi kufizimin e përhapjes së COVID-19, sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë dhe vijimësinë normale të aktivitetit të biznesit. IuteCredit ka marrë masa për të siguruar maska, doreza dhe dizinfektantë në të gjitha ambientet e punës së kompanisë, shoqëruar me vendosjen e barrierave mbrojtëse në tavolinat e punës, vendosjen e adezivëve shënjues në secilën degë që sinjalizojnë për distancimin fizik të klientëve në degë, pajisjen me postera dhe udhëzime për ruajtjen e higjienës personale për secilën degë apo ambient ku zhvillohet aktiviteti, etj. Për të mundësuar vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë për shkak të pandemisë, pjesa më e madhe e punonjësve janë pajisur me laptop nga kompania për të mundësuar punën në distancë.

Si shumica e kompanive shqiptare, edhe IuteCredit pati punonjës të prekur me COVID- 19. Për periudhën e mungesës në punë, kompania nuk u ka cënuar në asnjë rast pagën, madje për t’i ndihmuar sadopak në shpenzimet e kryera për rikuperim, u ka akorduar edhe një ndihmë financiare.

Kthimi rritjes së rasteve të Covid-19 pothuajse në të gjithë botën e ka bërë edhe më të prekshme nevojën për një vaksinim sa më të shpejtë dhe sa më të gjerë. Megjithatë, ende një pjesë e shoqërisë po shfaqet neglizhuese ose dyshuese ndaj vaksinimit. Ky qëndrim rrit rreziqet për shëndetin dhe ushqen përhapjen e mëtejshme të pandemisë. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë kompani në SHBA dhe Europë po ofrojnë stimuj për punonjësit që janë vaksinuar ose do të vaksinohen.

IuteCredit bëhet ndër kompanitë e para në Shqipëri që ndjek një qasje të tillë me qëllim sigurimin e një mjedisi pune më të sigurt, por edhe dhënien e shembullit dhe kontributit në frenimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19. Vaksinimi është sot arma më efikase për të mbrojtur shëndetin dhe për të siguruar një kthim sa më të shpejtë dhe të plotë në aktivitetin normal shoqëror dhe ekonomik.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?