Arbër Çekaj

Kronikë

I dënuar me 14 vite për 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, futet në ‘41-bis’ dhe Arbër Çekaj

23 Nëntor 2021, 15:37| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 15:57

  • Share

TIRANË- Në 24 orë, 4 të dënuar janë izoluar në regjimin e posaçëm, 41-bis. Pas Aleksandër Llanajt, Fatmir Pjetrit dhe Redjan Rrajës, sot është marrë vendimi edhe për Arbër Çekaj, i dënuar për 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas. Lajmi është  konfirmuar nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta teksa mësohet se të gjitha vendimet janë me kërkesë të SPAK dhe miratim të ministrisë së Drejtësisë.

Ashtu sikurse është bërë me dije edhe më herët, aktualisht në regjimin e posaçëm 41-bis janë Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqje dhe katër të dënuarit e rinj Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja e së fundmi dhe Arbër Çekaj.

Kush është Arbër Çekaj?
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Video nga tentativa e bujshme arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga 313

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ludo: 23/11/2021 17:18

    Po pse nuk futni dritan dajtin , shullazin , tafilin etj etj

    Përgjigju
    • Kapo kapllani: 24/11/2021 08:56

      ty Landi qanka me te ... e di vet ti i del ne mbrojtje te "fortve" gjasme si shok si "trim" edhe ti brek gris se shqiptari e ka te veten veq emrin me i nigju per te fort thot e kam shok edhe ti ashtu tipi je cop mishi me dy sy.

    • Landi: 24/11/2021 00:50

      Ca halli ke ti merr me keta apo ta kan shkrdh familjen?!shif punet e tua dhe mos komento kot kur ai njef njerzit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?