Avionë luftarakë F-35

Izraeli blen 25 avionë luftarakë amerikanë F-35

4 Qershor, 23:00| Përditesimi: 4 Qershor, 23:01

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i shesin armatime Izraelit, ndërkohë që nga ana tjetër, presidenti Joe Biden po kritikon ashpër kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ministria izraelite e Mbrojtjes ka bërë me dije se ka rënë dakord të blejë 25 avionë luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria tha se kjo është skuadrilja e tretë e avionëve luftarakë ”Lockheed Martin” të këtij lloji që integrohet në ushtrinë izraelite.

Prandaj, Forcat Ajrore izraelite do të kenë në dispozicion 75 prej këtyre avionëve.

Dorëzimi në Izrael pritet të fillojë në vitin 2028, me një normë prej tre deri në pesë avionë luftarakë në vit.

Kostot do të arrijnë në rreth tre miliardë dollarë.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se ”blerja e skuadronit të tretë F-35 pasqyron fuqinë e aleancës strategjike midis Izraelit dhe SHBA”.

Në funksion të shkatërrimit të rëndë në Rripin e Gazës, ka pasur protesta të shpeshta ndërkombëtare kohët e fundit kundër dërgesave të armëve në Izrael.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?