Vaksinim në Izrael

Izraeli fillon injektimin e dozës së katërt të vaksinës COVID për disa kategori! Rastet me Omicron shënojnë pikun

22 Dhjetor 2021, 11:07| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 11:14

  • Share

Izraeli do të fillojë injektimet e dozës së katërt të vaksinës anti COVID për njerëzit e moshës 60 vjeç e lart, punonjësit mjekësorë dhe personat me sistem imunitar të dobët. Sipas ekspertëve  ata që ‘kualifikohen’ për dozën e katërt mund ta marrin atë me kusht që të kenë kaluar të paktën katër muaj nga doza e tretë. Në Izrael, pothuajse të gjithë qytetarët e vaksinuar kanë marrë vaksinën Pfizer/BioNTech.

Një nga anëtarët e panelit të ekspertëve i tha radios izraelite të martën në mbrëmje se vendimi për të rekomanduar një dozë të katërt nuk ka qenë i lehtë.

“Ne nuk kemi ende të dhëna për nivelin e imunitetit, siç kishim kur vendosëm për dozën e tretë, por nga ana tjetër, ka të dhëna vërtet të frikshme atje në pjesën tjetër të botës. Në një situatë si kjo, nëse nuk veproni menjëherë, humbisni trenin”.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett e mirëpriti rekomandimin dhe inkurajoi qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt që të mundeshin.

"Lajm i mrekullueshëm, mos humbni kohë - shkoni vaksinohuni," tha ai në një deklaratë të martën.

Bennett gjithashtu përshëndeti përpjekjet e Izraelit në trajtimin e virusit deri më tani, duke thënë se vendi vazhdon të "qëndrojë në ballë të përpjekjes globale për t'u marrë me pandeminë".

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja me COVID në Izrael arriti në 1300 të hënën, një shifër që nuk është arritur që nga mesi i tetorit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?