Flamuri i Kosovës dhe i Izraelit

Izraeli heq vizat për Kosovën, sot nënshkruhet marrëveshja

18 Qershor, 12:37| Përditesimi: 18 Qershor, 12:39

  • Share

Ditën e sotme do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave nga Izraeli për Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada izraelite në Prishtinë ku thuhet se e pranishme do të jetë edhe ambasadorja Tamar Ziv.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.

Më 29 janar të këtij viti ishte presidentja Vjosa Osmani, ajo që lajmëroi se Izraeli kishte rënë dakord të hiqte vizat për shtetasit e Kosovës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?