Një ndërtesë që “i përket Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit dhe kishte flamur është goditur sot në Damask. Kjo është raportuar në X nga rrjeti iranian Snn, (Students News Network). Sipas rrjetit televiziv al Arabya sulmi - që atribuohet Izraelit shkaktoi të paktën gjashtë vdekje. Sulmi vrau një komandant të lartë të Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad Reza Zahedi, një eksponent kryesor i Forcave Quds në Siri dhe Liban, ndërsa thuhet se ambasadori iranian nuk u lëndua.
Lajmi kryesor:
Izraeli bombardon ambasadën iraniane në Siri! Vriten 2 gjeneralët e lartë të Gardës Revolucionare dhe 5 oficerë! Reagon Teheran: Do përgjigjemi ashpër (VIDEO)
Xh.K//ReportTv.al