Hebrejtë e persekutuar prej regjimit nazist dhe pasardhësit e tyre kanë të drejtë të bëhen shtetas gjermanë

Izraelitët aplikojnë për pasaportë gjermane

2 Nëntor, 22:24| Përditesimi: 2 Nëntor, 22:26

  • Share

Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023, është shtuar mjaft numri i izraelitëve që kanë bërë kërkesë për të marrë shtetësinë gjermane. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti nga Izraelikanë ardhur 18,448 kërkesa.

Vitin e kaluar numri i kërkesave ishte 9,178, kurse në vitin 2022 kishte pasur  5,705 kërkesa. Në këtë statistikë nuk janë të përfshirë qytetarë izraelitë që jetojnë në vende të tjetra.

Proces i lehtësuar për pasardhësit e viktimave të nazizmit
Që nga gushti i vitit 2021 të persekutuarit prej regjimit nazist dhe pasardhësit e tyre kanë të drejtë që të bëhen shtetas gjermanë. Pasardhësit e viktimave të regjimit nazist, që u detyruan të largohen nga Gjermania për t'i shpëtuar përndjekjes së nazistëve, mund ta marrin nënshtetësinë gjermane si një lloj dëmshpërblimi pa pasur nevojë të plotësojnë kushte të tjera.

Dekretet përkatëse të Ministrisë së Brendshme për marrjen e nënshtetësisë si dëmshpëblim, kanë marrë kësisoj një bazë ligjore dhe procesi i marrjes së nënshtetësisë është lehtësuar.

Pas Izraelit shumica e kërkesave për marrjen e nënshtetësisë si dëmshpëblim vijnë nga SHBA-ja, por numri i tyre është mjaft i ulët krahasuar me kërkesat që vijnë nga Izraeli./ DW

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?