Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka shprehur pakënaqësinë e thellë për punën e ministrave, kryebashkiakëve, deputetëve, koordinatorët e bashkëqeverisjes dhe 61 krerët e degëve të partisë, në raport me nivelin e realizimin të detyrave të lënë nga mbledhja e parafundit të Asamblesë Kombëtare. Krahas kritikave, Rama paralajmëroi të gjithë përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste me ‘prerje kokash’, nëse qëndrojnë indiferentë ndaj zërit të qytetarëve dhe që nuk marrin seriozisht procesin e bashkëqeverisjes.
Rama tha se fitorja e PS nuk vihet në diskutim, por sipas qëllimi nuk është fitoja, por bashkëqeverisja me qytetarët. Në këtë kuadër, Rama paralajmëroi se në shtator do shikojë emrat që mund të ndryshojë në qeveri. Gjithashtu do të shikohet edhe emrat që do të largohet nga Kryesia e PS dhe drejtimi i degëve të partisë, ndërsa do të ketë votëbesim edhe për kryebashkiakët.
(Lista e që nuk kanë avancuar sa duhet me anëtarësinë në portal)
“Duke u nisur për një qëllim të mirë, të gjendesh përballë një reagimi që në fund të le në ballë etikën e arrogantit. Nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por duhet të hapim çdo mendje dhe zemër për të dëgjuar. Nëse shohim sondazhet nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë dhe ne fitojmë zgjedhjet, mjafton të jemi gjallë dhe e mundim Lulin, por ky nuk është qëllimi ynë. Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje. Do të shikojmë emrat në Kryesi, sekretariati dhe kryetarët e partisë që do të largohen nga drejtimi në të gjithë vendin dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja. Do shikojmë sa i shtrirë rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administratë, por u kushërinjtë ose kryetari. Votëbesim popullor për të gjithë kryebashkiakët e PS. Kush e ka përgjegjësinë që në Çorovodë që këshilltarët e PS nuk shkojnë në këshill duke bllokuar ndihmën e ekonomike, apo flirtimet për interesa personale?”, pohoi Rama.
Balla: Koalicion vetëm me qytetarët
Në fjalën e tij para Asamblesë së PS, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se në zgjedhjet e 2019 do të kenë vetëm një koalicion, atë me qytetarët. Përballë PS, sipas Ballës do të jetë aleanca që e do politikën për interesat e tyre, PD-LSI. Gjithashtu, Balla tha se PS do të depozitojë një nisëm që edhe qytetarët të kenë mundësi që të ndërmarrin nisma ligjore. “Në zgjedhjet e 2019 do të kemi vetëm një koalicion, atë me qytetarët, përballë do të kemi një aleancë që e duan politikën për interesat e tyre. Detyra jonë është sot që banorët e çdo komuniteti t’i krijojmë mundësi për të qenë pjesë e analizës. Grupi ynë do të depozitojë për nisëm ligjvënëse të qytetarëve të Shqipërisë. Tashmë do të bëjmë me ligj, që qytetarët e thjeshtë nuk kanë nevojë për firmën e deputeteve, por mund të marrin vetë një nisëm ligjore”, pohoi Balla.
(Puna e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore)
Krerët e PS që nuk hapën zyrat dhe që regjistruan më pak anëtarë
Elton Arbana, kreu i PS në Shijak, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Haxhi Memolla, kreu i PS në Rrogozhinë, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Dhimitër Tolis, kreu i PS në Dropull, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Hodjan Selmani, kreu i PS në Këlcyrë, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Edmond Omeri, kreu i PS në Skrapar, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Jani Ago, kreu i PS në Pustec, nuk është hapur zyra e bashkëqeverisjes
Lindita Buxheli, kryetare e PS në Lushnje, regjistrimi i anëtarësisë në portal 1 %.
Kamëz, Partia Socialiste pa kryetar dege, regjistrimi i anëtarësisë në portal 1 %.
Brunilda Meleqi, kryetare e PS në Delvinë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 2 %.
Eroldi Begolli, kreu i PS në Devoll, regjistrimi i anëtarësisë në portal 2 %.
Elbasan, regjistrimi i anëtarësisë në portal 3 %.
Mbarime Isufaj, kreu i PS në Mallakastër, regjistrimi i anëtarësisë në portal 3 %.
Edurim Teqja, kreu i PS në Peqin, regjistrimi i anëtarësisë në portal 4 %.
Luan Zaza, kreu i PS në Durrës, regjistrimi i anëtarësisë në portal 5 %.
Blerina Gjylameti, kryetare e PS në Tiranë në vend të Saimir Tahirit, regjistrimi i anëtarësisë në portal 6 %.
Agron Ivani, kreu i PS në Kurbin, regjistrimi i anëtarësisë në portal 6 %.
PS Kavajë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
PS Kukës, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
Agim Maka, kreu i PS në Divjakë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 7 %.
Arvit Osja, kreu i PS në Shkodër, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Eduart Ndreca, kreu i PS në Lezhë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Bashkim Dardha, kreu i PS në Klos, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Vangjel Kaçi, kreu i PS në Finiq, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Kristian Shkreli, kreu i PS Vau Dejë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Gezim Salla, kreu i PS në Cërrik, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Lulzim Zaraj, kreu i PS Malësi i Madhe, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
Lirjan Hyseni, kreu i PS në Kolonjë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 8 %.
PS Tropojë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Anduel Tahiraj, kreu i PS në Vlorë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Klajdi Alisinani, kreu i PS në Patos, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.
Arnisa Ibrahimi, kreu i PS në Libohovë, regjistrimi i anëtarësisë në portal 9 %.