Takimi i djeshem mes Donald Lu dhe Xhafajt

Ja përse Donald Lu e takoi dje Fatmir Xhafajn

8 Qershor 2018, 22:35| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 22:38

  • Share

Ambasadori amerikan Donald Lu dje takoi në mënyrë ceremoniale, botërisht e me ngarkesë të plotë politike, ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  Në fakt kjo ishte një sfidë e hapur politikë kundrejt antiamerikanëve që janë të korruptuarit e elitës së lartë politike në Shqipëri.

l.
Në kohën kur ambasadori amerikan takonte ministrin Xhafaj, në Parlament korrupsion i fliste kundër ministrit.
Qesharakë si këta nuk ka parë asnjë
shtet i korruptuar deri më sot. 
Amerikanët në fakt kanë kohë që tallen me këta të humbur që janë edhe steril nga mendja.

Nuk e kuptojnë dot faktin që politika është forcë; në një kohë kur Sali ziu e ka provuar njëherë këtë aspekt.

Por ekipit qesharak Berisha iu bashkua edhe Rama. Tjetër kaqol ky; sepse ky mendon të mundë Amerikën me Erdoganin, dhe dje u pa që interpretonte syret e Kuranit me sy nga Stambolli.
Këta fakirë besoj se shpejt, në një të ardhme të afërt do të jenë personazhe nëpër komeditë shqiptare që do të shkruhen, se janë tema të gatshme.

ll.
Tani për këdo është e qartë që ministrin e Brendshëm Xhafaj po e mbështet politika amerikane. Dhe sigurisht që kjo ndodh se kuptohet që forca aktuale kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri është një polici e fortë dhe e palëkundur. Xhafaj duket që ua ka garantuar këtë.

Takimi i djeshëm i tij me Donald Lu, me atë ngarkesë të thekshme politike kundër korrupsionit kryeministror shqiptar, e tregoi hapur këtë gjë.

"Analiza spektrale e zërit, për çështjen Babalja, ka dalë tani që është manipulim i manipulatorëve të Partisë Demokratike; dhe ne do ta godasim rëndë"- këtë kuptohet se ka thënë dje politika amerikane me anë të takimit që bëri ministri Xhafaj me ambasadorin Donald Lu; dhe sidomos me daljen publike dhe hipjen e Xhafaj në makinën e ambasadorit amerikan.

lll.
Mbrëmë në të gjitha televizionet antiamerikanët që përkrahin korrupsionin e lartë në Shqipëri, flisnin budallallëqe, jashtë artikulimit politik.

E gjithë kjo dha të kuptuar se nga reforma në drejtësi preken shumë sfera të aktivitetit politik dhe gazetaresk në Shqipëri.

Në të vërtetë Shqipëria sot është futur plotësisht në procesin e vet të purifikimit antikorrupsion.

Për këtë arsye, të koruptuarit e lartë nuk kanë më asnjë shpresë, kot tjetrrin budallallëqe me argumente qesharakë nëpër emisione televizivë.

Kurse "çështja Babalja" pritet të shkojë shumë keq për Bashën dhe Berishën, se ka qenë në fakt një provokimi i rëndë kundrejt politikës amerikane, dhe kuptohet që FBI e ka hetuar plotësisht.

Në fakt gjithçka ka marrë fund për korrupsionin kryeministror Rama-Berisha, por edhe për të gjithë bishtat e tyre në të gjitha sferat ku ka punuar politika e korruptuar: edhe në treg por edhe në pushtetin gjyqësor, dhe, edhe në media. Sot gjithçka është e faktuar, prandaj ka siguri të plotë që purifikimi antikorrupsion në Shqipëri do të jetë i një spektri shumë të gjerë.

Ka një rregull që na ka mësuar historia në situata të tilla: kur një forcë madhore si Amerika merr përsipër reformën në një vend, me marrëveshje politike, ajo rregullon legjislacionin, pastron pushtetin gjyqësor dhe prokurorinë nga korrupsioni; dhe fillon goditjen penale të korrupsionit. 
Fiks kjo është metoda që amerikanët po përdorin edhe në Shqipëri: sistemimin e kushtetutës dhe të legjislacionit, skartimin e korrupsionit në gjykatë dhe prokurori, dhe, në fund, akuzën penale kundër të gjithë korrupsionit kryeministror shqiptar.

Realisht kjo është edhe tabloja e zhvilluar në Shqipëri për antikorrupsionin.
Që Sot e tutje, kuptohet se, bashkë me "çështjen Babalja", mendoj se opinioni shqiptar do të vijojë të jetë në kontakt publikisht edhe me shumë fakte të tjerë.

Komento

Komente

  • Gjirokastra: 10/06/2018 00:15

    Te rrofsh sa malet Taku!! Duam diçka konkrete ne arrestime dhe marrje te pasurise Fjalet nuk mjaftojne

    Përgjigju
  • Xhuvi: 09/06/2018 22:18

    Avukat deshtak mjaft me me peralla Me amerikane

    Përgjigju
  • Fredi SHURRAQI: 09/06/2018 11:26

    Taku Analizë Brilante

    Përgjigju
  • Faik: 09/06/2018 10:16

    TAKU je LEGJENDË si përherë . Analizë Fantastike e Avokat NGJELËS . BRILANT TAKU dhe i paarritshëm !! RESPEKTE dhe FALENDERIME AVOKAT

    Përgjigju
  • One: 08/06/2018 23:09

    Komentet e avokatit jane si trillime por kane llogjike dhe marrin kuptim ne realitetin shqipetar. Me vjen mire qe eshte dikush ne Shqiperi flet te verteta te hidhura dhe ka force te vazhdoje dhe kur e etiketojne si te marre. Te marre jane ata qe vazhdojne te vegjetojne ne ate ambjent te semure dhe qorrazi shtyjne ditet pa e kuptuar se ne cfare gremine po i drejtojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?