Hysen Keta

Ja pse u shkarkua kryeprokurori i Përmetit Hysen Keta

18 Tetor 2019, 07:41| Përditesimi: 19 Tetor 2019, 09:36

  • Share

TIRANE - Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu, në 25 korrik të këtij viti, vendosi të shkarkonte nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, Hysen Keta. Në vendimin e zbardhur ditët e fundit, thuhet se prokurori Hysen Keta nuk justifikon pasuritë, ndërsa ka kaluar me sukses dy testet e tjera, atë të figurës dhe aftësive profesionale.

Konkluzionet

-Për pasurinë e identifikuar me nr. 1, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me vlerën reale të kostove të ndërtimit; nuk ka pasur aftësi financiare në shumën 3 016 117 lekë (sipas përllogaritjeve të kryera me çmimet e EKB-së), për të investuar në ndërtimin e kësaj pasurie të paluajtshme përgjatë viteve 1996 – 1998, si dhe për të përballuar shpenzimet familjare; nuk ka provuar me dokumentacion ligjor burimet e ligjshme nga ushtrimi i profesionit të avokatit; si dhe ka kryer deklarim të pasaktë të përfitimit të pasurinë truall.

-Për pasurinë e identifikuar me nr. 2, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me vlerën reale të kostove të ndërtimit; nuk ka pasur aftësi financiare në shumën 266 137 lekë (sipas përllogaritjeve të kryera me çmimet e EKB-së), për të investuar në ndërtimin e kësaj pasurie të paluajtshme përgjatë viteve 1996 – 1998, si dhe për të përballuar shpenzimet familjare; ka kryer deklarim të pasaktë në lidhje me kohën e ndërtimit të kësaj pasurie; si dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 9049/2003, pasi nuk ka deklaruar shpenzime mbi 500 000 lekë, të bëra në vitet 2006, 2007 dhe 2008 për ndërtimin e kësaj pasurie.

-Në lidhje me gjendjen cash në lekë, të identifikuar me nr. 4 dhe 5, subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë. Për pasurinë e identifikuar me nr. 7, subjekti i rivlerësimit nuk ka pasur mundësi financiare në shumën 319 074 lekë në vitet 2005 dhe 2006, për të investuar në blerjen e kësaj pasurie/automjet, për shlyerjen e kredisë në vitet në vazhdim, si dhe për të përballuar shpenzimet e tjera familjare.

-Për pasurinë e identifikuar me nr. 16, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë bindshëm burimin e ligjshëm të pagesave të kryera për këstin e parë dhe të tretë të saj.

-Në lidhje me të ardhurat nga qiraja të pasqyruara në pikën nr. 17, subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm në deklaratën “Vetting”, mbi të ardhurat reale të përfituara nga qiraja e banesës së tij për vitet 2006 – 2007, të konfirmuara sipas transaksioneve bankare në shumën 2 713 725 lekë, krahasimisht me ato të deklaruara në deklaratën “Vetting”, në shumën 2 300 625 lekë; nuk provoi me dokumentacion justifikues ligjor, ligjshmërinë e burimit të të ardhurave nga qiraja për vitet 2006 dhe 2007, në shumën 2 713 725 lekë, dhe si pasojë subjekti ka bërë deklarim të pamjaftueshëm referuar paragrafit 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016, si dhe pikës 3, të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?