Politikë

Ja si PS humbi mandatin e 9 në qytetin e Taulant Ballës vetëm nga votat e pavlefshme, PD-ja mori deputetin e 6! Ngatërresa me fletën e votimit rekord me 7%, tjetër provë që rrëzon Metën

3 Maj 2021, 13:02| Përditesimi: 3 Maj 2021, 17:15

  • Share

Report Tv sjell fakte të tjera, bazuar në analizimin e shifrave të zyrtare që konfirmojnë se numri i shqetësues i votave të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka dëmtuar më shumë Partinë Socialiste, madje duke u reflektuar në numrin e mandateve, të humbura për 140-300 vota. Taulant Balla ka humbur mandatin e 9-në për Partinë Socialiste në Librazhd, pikërisht në qytetin e tij, ku numri i skedave të pavlefshme ka shënuar një rekord me 7 %, nga 5.3 % që është mesatarja kombëtare i votave të pavlefshme. Ngatërresa e votuesve me fletën e votimit në Librazhd ia ka dhënë Partisë Demokratike një mandat deputeti në Elbasan.

Po çfarë ka ndodhur në Librazhd? Në zgjedhjet e 25 prillit, në Librazhd, e njohur si zona e Taulant Ballës, deputeti më i votuar në këto zgjedhje, mori 9952 vota, duke fituar me 60 % të votave. Por, Partia Socialiste pësoi një rënie me rreth 1 mijë vota krahasuar me rezultatin që kishte marrë në zgjedhjet e 2017. Librazhdi është ndër të paktat zona ku PS ka pësuar rënie, ndërkohë që në pjesën e tjetër të qarkut ka pësuar rritje.

Nga 17 606 vota të hedhur në kutitë e votimit, janë numëruar 1243 skeda të pavlefshme, duke shënuar rekordin më të lartë, 7 %. Votuesit kanë ngatërruar numrin 8 të kandidati Taulant Balla, përballë PS-së, me numrin 8 të partisë Lëvizja e Re.

Zgjedhësit kanë votuar numrin 12 PS si dhe numrin 8 Lëvizja e Re, duke e pandehur për numrin e Ballës, duke bërë votën e pavlefshme. Kjo shpjegon edhe faktin se pse votat e pavlefshme në Librazhd janë 7 %, ndërsa në Elbasan, në rang qarku, 5.5 %, kurse në rang kombëtar 5.3 %. Në Elbasan, Partia Socialiste humbi mandatin e 9-të për 78 vota, ndërsa PD-ja mori mandatin e 6-të.

Humbja e një mandati nga PS-ja për shkak të votave të pavlefshme në Librazhd është një tjetër provë që hedh poshtë pretendimet e Presidentit Ilir Meta dhe të një pjese të opozitës, sipas të cilëve numri i lartë i skedave të pavlefshme ka qene një manipulimi për të favorizuar fitoren e socialisteve. Është jashtë çdo logjike që një parti politike të investohet në manipulimin e pretenduar të votave të pavlefshme, për t’i shtuar mandatet kundërshtarit.

Rezultati i zgjedhjeve në LIbrazhd

 

Votat e pavlefshme në Librazhd

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?